Mbi 40 % e banorëve lezhianë përllogaritet ta kenë emigruar nga Lezha gjatë viteve të tranzicionit, ndërsa fenomeni i largimit mori përmasa tejet të zgjeruara pas vitit 2014.
Bazuar në statistika shkalla e emigrimit në Lezhë është mbi normën kombëtare, dhe e rendit rajonin në vend të tretë pas Vlorës dhe Fierit.
Qytetarët të pyetur për arsyet në lidhje me këtë shifër shqetësuese për nivelin e emigracionit aty shprehen se humbja e shpresës konsiderohet si shkaku kryesor i braktisjes së vendit.Në momentin që të rinjtë nuk shohin këtu një lloj pjesëmarrje në qeverisje, qoftë lokale, qoftë qendrore detyrimisht largohen. Për çfarë duhet të shkollohen?
Por veç fluksit të largimeve, ka pasur edhe tendencë rikthimi.
Ndaj bashkia e Lezhës ka hapur një qendër për integrimin e këtyre familjeve.
Problematika u diskutua në një takim të aktorëve lokalë në qarkun e Lezhës, ku të pranishmit u bashkuan në mendimin se kjo plagë mund të mbyllet me politika më të mira për qytetarët duke u garantuar sigurinë dhe gjithë të drejtat e tjera në vendin tyre.