MENU
klinika

Deklarata

Ali Ahmeti nga Samiti: Momentet historike rrjedhat i kanë pasur nga diaspora

01.03.2019 - 11:47

Gjatë fjalës së tij në Samitin e dytë të Diasporës, kreu i BDI në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti tha se momentet më të rëndësishme historike të kombit shqiptar rrjedhat i kanë pasur nga diaspora.

Kreu i BDI u shpreh se Rilindja Kombëtare veproi në perëndim dhe në lindje, por energjitë i vendosi në shërbim të atdheut.

“Momentet më të rëndësishme historike rrjedhat i kanë pasur nga mërgata. Skënderbe u mobilizua dhe zbarkoi në djepin ku u përkund Rilindja Kombëtare veproi në perëndim dhe në lindje, por energjitë i vendosi në shërbim të vendit dhe të atdheut.”– tha kreu i BDI, Ali Ahmeti.