MENU
klinika

Protesta e opozitës

Ambasada Italiane apel qytetarëve: Shmangni grumbullimet

15.03.2019 - 17:33

Ambasada Italiane në Shqipëri, i bën thirrje qytetarëve të saj në Tiranë që të tregohen të kujdesshëm ditën e nesërme gjatë zhvillimit të protestës.

Në njoftimin për shtyp për qytetarët italianë, Ambasada bën të ditur se “do të zhvillohet një manifestim politik proteste në qendër të Tiranës, veçanërisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përpara ndërtesës së Kryeministrisë duke filluar nga ora 11:00”.

Njoftimi i plotë:

“Rekomandohet mënjanimi i grumbullimeve dhe ndjekja e përditësimeve nëpërmjet organeve të medias dhe në përgjithësi përdorimi i kujdesit maksimal. Sinjalizohet gjithashtu që manifestimi mund të ndikojë në trafikun e rrugëve kryesore të hyrjes në qytet”, thekson Ambasada italiane.