Pas Strakoshës që nuk u pranua të vinte një ditë me vonesë, sot u larguan edhe dy lojtarë të tjerë nga ekipi kombëtar, si pasojë e problemeve fizike. Panucci menjëherë grumbulloi 3 lojtarë të tjerë.
Një nga lojtarët që pati probleme ishte edhe Andi Lila. Nga një rezonancë që ka bërë lojtari shqiptar, u zbulua se menisku i tij ishte i dëmtuar.
Stafi mjekësor ka dhënë verdiktin e tij dhe kështu Lila u detyrua të lërë grumbullimin me Kombëtaren. Mbrojtësi kavajas ka folur për “Supersport” në një prononcim ku ka sqaruar problemin që pati.
“Jam shumë i mërzitur. Është hera e parë që një dëmtim më largon nga grumbullimi i Kombëtares, Bëra një rezonancë dhe rezultoi që kisha një dëmtim në menisk. Nga nesër do të nis terapitë dhe më pas doktori i skuadrës do të vendosë se kur do të rikthehem në fushë”, ka thënë Lila.
Për ndeshjen e rradhës ai ka shtuar: “Në ndeshjet e para kemi pasur gjithmonë sukese vitet e fundit. Si me Portugalinë apo me Izraelin për Ligën e Kombëve. Shpresoj që kjo traditë të vazhdojë. Ekipi ka cilësi dhe shpresojë që të gëzojmë gjithjë shqiptarët”.