MENU
klinika

"Euro 2020"

Anglia me “5 yje”, ngec Portugalia

22.03.2019 - 22:55

Përveç Kombëtares shqiptare, kanë luajtur edhe përfaqësueset e tjera evropiane për eliminatoret “Euro 2020”, ku bien në sy rezultate interesante.

Anglia i ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kualifikueset e Euro 2020 duke mposhtur 5-0 Republikën Çeke në “Wembley” të Londrës.

Ishte Sterling ai që zhbllokoi rezultatin përpara se Kane të dyfishonte. Sterling kompletoi tripletën e tij në pjesën e dytë, duke i dhënë një fitore të rehatshme vendasve.

Goli i pestë është një autogol nga Kalas. Ndeshja tjetër e Grupit A mes Bullgarisë dhe Malit të Zi ka përfunduar me rezultatin 1-1. Në këtë grup ndodhet edhe Kosova, që ishte pushim.

Portugalia e Cristiano Ronaldo-s ka ngecur në shtëpi ndaj Ukrainës duke barazuar 0-0. Skuadra e drejtuar nga legjenda e Milan, Andryi Shevchenko ka bërë një lojë fantastike në mbrojtje.

Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Luksemburgu ka mposhtur Lituaninë me rezultatin 2-1, duke marrë kryesimin e grupit. Një surprizë, teksa Luksemburgu fitoi me përmbysje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN