MENU
klinika

Ndalet ndeshja

Ankth në Miami, tenisti humb ndjenjat

23.03.2019 - 15:40

Një episod që ka mbajtur në ankth të gjithë të pranshmit në ndeshjen e raundit të parë të turneut Masters të Miamit.

Tenisti spanjoll Nicola Kuhn u rrëzua krejt papritur në fushën e lojës, në momentin që do të gjuante topin (në ndeshjen ndaj Mischa Zverev). Askush nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte, pasi Kuhn u rrëzua pa asnjë motiv.

Tenisti nis të zvarritet dhe aty kuptohet se ai ka probleme, ndërkohë që menjëherë ndërhyn fizioterapisti i tij. Kuhn qëndron për disa minuta shtrirë, por më pas ngrihet me ndihmën e stafit mjekësor dhe largohet nga fusha me këmbët e tij.

Natyrisht që ndeshja për Kuh ndalet këtu, duke u eliminuar në setin e tretë të raundit të parë (2-2 momenti kur u ndal loja në setin e tretë). Kuhn pati fituar 6-4 setin e parë, ndërsa rival ii tij, tenisti gjerman Mischa Zverev, pati fituar 7-5 setin e dytë.