MENU
klinika

NBA

Antetokounmpo fiton duelin me Harden

27.03.2019 - 11:42

Një duel mes të mirëve në NBA, mes dy kandidatëve për çmimin e MVP të sezonit të rregullt, James Harden e Giannis Antetokounmpo, ku në fitoi greku.

Milëaukee mposhti Houston 108-94. 19 pikë dhe 14 “rebound” realizoi basketbollisti grek, ndërsa rivali i tij i Rockets shënoi 23 pikë, aq sa Eric Bledsoe shtoi për Bucks.

Vetëm një sfidë përfundoi në kohën shtesë, pikërisht ajo mes Charlotte Hornets dhe San Antonio Spurs 125-116.

Në fund të periodës së katërt, dy herë DeRozan dhe një herë tjetër Ëalker gabuan në tentativën që do t’u jepte fitoren skuadrave respektive, ndërsa në kohën shtesë Kemba Walker, me 38 pikë në total, bëri diferencën mbi parket.

konica sportkonica sport mobile

Nuk mjaftoi “triple-double” i Luka Doncic (28 pikë, 12 aiste dhe 12 “rebound”) për të çuar te suksesi Dallas Mavericks ndaj Sacramento Kings, me të zotët e shtëpisë që në fund u dorëzuan 121-125. De’Aaron Fox me 23 pikë e Buddy Hield (17) siguruan në finale fitoren e Kings.

Ndërkohë, Los Angeles Lakers, që nuk kanë më mundësi për ta përfunduar sezonin në zonën play off, mposhtën 124–106 Washington Wizards.

23 pikë dhe 14 asite për Lebron James, por më i miri për kalifornianët rezultoi Kentavious Caldwell-Pope me 29 pikë.

Nuk mjaftoi për Wizards paraqitja shumë e mirë e Bradley Beal, që pavaërisht se realizoi 32 pikë, në fund nuk kishte të drejtën për të festuar.