MENU
klinika

NASA

Anulohet ekspedita e parë në hapësirë vetëm me femra

26.03.2019 - 16:18

Astronautet e NASA-s, Anne McClain dhe Christina Koch do të bënin histori me fluturimin në hapësirë, por plani u prish për shkak të mungesës së madhësisë së duhur të kostumeve hapësinore.

Misioni i parë ishte planifikuar të premten, ku të dy astronautet do të instalonin bateri litium-jon në panelet diellore të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Por, NASA tha të hënën se ishte e detyruar të anulonte fluturimin hapësinor “për shkak të disponueshmërisë së hapësirës në stacion”.

Agjencia amerikane e hapësirës tha se të dyja gratë kishin nevojë për kostume të madhësive së mesme (M), por vetëm një kostum ishte në dispozicion.

Kjo do të thotë që Koch do të niset, por këtë herë me astronautin Nick Hague.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!