MENU
klinika

Propozimi për stadiumin

“Arena Kombëtare”, firma për emrin “Panajot Pano”

11.03.2019 - 12:23

Dje u zhvillua një ceremoni përkujtimore, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Panajot Panos, pas vdekjes, i konsuderuar mbreti i futbollit shqiptar.

Klubi i Partizanit e ndërmori këtë nismë, ndërsa gjatë zhvillimit të ceremonisë përkatëse, ku ishin shumë figura të njohura, mes të cilëve edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, si dhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, u bë një propozim, që përflitet prej kohësh.

Stadiumit të ri kombëtar, që po ngrihet e hedh shtat mbi “Qemal Stafën” e vjetër, t’i vendoset emri Panajot Pano. Ky propozim nuk mbeti në kuadrin e fjalëve, si herë të tjera, por u kalua në hapa konkretë, mbledhjen e firmave, që e mbështesin këtë ide.

Po kështu, synohet që të paktën 1 milion vetë të firmosin online, në një peticion që do të hapet nga organizatorët, që “Arena Kombëtare” të marrë emrin e mbretit të futbollit shqiptar.

Propozimi në fjalë, bashkë me firmat, do t’i shkojë FSHF-së, si organi që mund ta bëjë realitet këtë ide. Qasja duket e ngjashme me atë që ndodhi në Kosovë, ku stadiumit të Prishtinës, ku luan përfaqësuesja e “Dardanëve”, iu vendos emri i Fadil Vokrrit, me rastin e ndarjes nga jeta të këtij të fundit.

Duke qenë futbollisti më i madh i Kosovës, presidenti i federatës së futbollit atje, që e antarësoi Kosovën në UEFA dhe FIFA, u bë ky përjetësim i emrit të legjendës.

konica sportkonica sport mobile

Pak a shumë e njëjta gjë po synohet edhe me Panajot Panon, i konsideruar si më i madhi të të mëdhenjve në futbollin shqiptar. Natyrisht, pritet të ketë edhe kundërshtime, të llojeve të ndryshme, por pengesa më e madhe mund të jetë vetë FSHF.

Kjo e fundit synon ta komercializojë emrin e stadiumit të ri kombëtar, duke i vendosur një emër, prej të cilit të përfitojë shumë para.

Kjo praktikë ndodh në të gjithë botën, në fakt, ndaj mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në këtë drejtim. Personi që ka iniciuar mbledhjen e firmave që ditën e djeshme është ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, autori i ligjit “Këmbët e Pastra” në futboll, kundër trukimit të ndeshjeve.

Ja çfarë thotë vetë Hajdari: “Panajot Pano do të ishte 80 vjeç. Të dielën e përkujtuam. Morën pjesë sportistë të kohes dhe të rinj, politikanë, gazetarë, ambasadorë, akademikë. Të gjithë të pranishmit i kërkuan Z.Armand Duka, që stadiumit “Arena Kombëtare” t’i vihet emri i legjendës, “Nderit të Kombit” Panajot Pano.

Propozimi është nënshkruar nga njerëz të shquar, të pranishëm në këtë aktivitët, ndër të cilët Përparim Kabo, Aleksandër Meksi, Agim Fagu, Mexhit Haxhiu, Sabah Bizi, Namik Jareci, Bejkush Birce, Edvin Libobova, Tahir Muhedini, Dashnor Bajaziti, Perlat Musta, Mehdi Bushati, Biç Bytyçi, Lluka Heqimi, Vasil Bici, Genc Tomorri, Ylli Shehu, Uvil Zajmi, Skënder Gega, Ilir Lame, Ahmet Shqarri, Moisi Dalipi, Hygerta Sako, Enkelejda Zeko etj”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e futbollit shqiptar

9 vite pa Panon, dedikimi i Partizanit