MENU
klinika

Gazeta zvicerane

“As Franca, as Brazili, asnjë si Kosova”

28.03.2019 - 17:36

Jehona e ecurisë pozitive të Kosovës në futboll vijon në mediet ndërkombëtare. Sot është gazeta zvicerane “Le Matin” që shkruan për ekipin kosovar.

Kosova është skuadër e pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit, të karakterit garues dhe miqësor, apo që prej tetorit të vitit 2017 kur u mund 2-0 nga Islanda në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror 2018.

“Nëse i konsiderojmë vetëm rezultatet, cili është ekipi më i mirë kombëtar në botë, i pamposhtur që prej nëntorit 2017? Provojeni?

Sa për t’ju habitur apo edhe zhgënjyer, nuk është as Franca (kampioni i botës që u gjunjëzua nga Holanda nëntorin e kaluar), as Brazili e madje asnjë kombëtare e renditur në top 10-shën e botës”, – shkruan “Le Matin”.

“Ky rekord i takon shtetit të vogël, Kosovës (që renditet e 130-ta në FIFA), një ekipi i zgjedhur nga Bernard Challandes i cili është krenar që nuk e ka humbur asnjërën prej nëntë ndeshjeve të fundit: tetë fitore dhe katër barazime” – shton “Le Matin”.

E përditshmja zvicerane më pas e bën një krahasim mes “Dardanëve” dhe ekipit kombëtar të Zvicrës, që udhëhiqet nga Vladimir Petkovic.

“Si krahasim, ekipi zviceran i udhëhequr nga Petkovic, në 12 ndeshje, ka regjistruar pesë fitore (kundër Serbisë, dy herë kundër Islandës, kundër Belgjikës dhe kundër Gjeorgjisë), tre barazime (me Brazilin, Kosta Rikën dhe Danimarkën) dhe i ka humbur katra (kundër Suedisë, Anglisë, Belgjikës dhe Katarit).

Natyrisht, futbollistët kosovarë nuk janë përballur gjithmonë me kundërshtarë të nivelit të lartë në Ligën e Kombeve vjeshtën e kaluar. Por rezultatet e fundit, barazimi 2-2 me Danimarkën në një ndeshje miqësore dhe pika e fituar më pas kundër Bullgarisë (1-1) në fillim të kualifikimeve për EURO 2020, pasqyrojnë përparimin e madh që ka bërë Kosova”, – përfundon gazeta zvicerane “Le Matin”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN