MENU
klinika

Vendimi

Asnjë klub serb në Kosovë pa leje

12.03.2019 - 16:49

Gjatë ditës së djeshme llubi serb i basketbollit Sloga nga Kraljeva u ndalua për t’u futur në territorin e Kosovës, pasi nuk kishte marrë leje dhe kjo solli jo pak polemika.

Në territorin e Kosovës mund të organizojnë ndeshje vetëm Federatat dhe klubet që janë të regjistruara në Kosovë. Prandaj, klubet serbe që mendojnë të luajnë në Kosovë pa marrë leje, nuk do ta kenë këtë privilegj.

Në fakt, presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka thënë se një klub për t’u futur në territorin e Kosovës duhet paraprakisht të marrë leje.

konica sportkonica sport mobile

“Për t’u futur një klub serb në territorin e Kosovës është e nevojshme, së pari, të njoftohet shteti i Kosovës për ardhjen, ndërsa më pas shteti do ta marrë vendimin, ta lejojë apo jo hyrjen e atij klubi.

Ministria e Brendshme më pas do ta zbatojë atë urdhër. Tani e tutje, asnjë klub nuk mund të hyjë në Kosovë pa marrë leje”, – ka thënë Fetahu për RTK2.

Hyrja ilegale e klubeve serbe në territorin e Kosovës dikur ishte përditshmëri. Por, tani po shihet një vendosmëri e autoriteteve kosovare për t’i ndalur këto klube të futen në territorin e Kosovës pa marrë leje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN