MENU
klinika

Shpërthim eksploziv

Atentat në Fushë Krujë, makina hidhet në erë

28.03.2019 - 11:10

Fushë Kruja është tronditur në orët e vona të mbrëmjes nga një shpërthim eksploziv.

Një automjeti në pronësi të shtetasit A.C i është vënë lëndë plasëse mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Më datë 27.03.2019, rreth orës 23:10 , në fshatin Hasan , Fushë Krujë, në automjetin e shtetasit A.C., të cilin e kishte parkuar në oborrin e banesës së tij , është vendosur një sasi lendë e dyshuar plasëse , e cila ka shpërthyer dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ ëve”, thekson Policia.