07.03.2019 - 21:47
Ava Max, këngëtarja me origjinë nga Saranda, por që ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po i ngjit me shpejtësi shkallët e karrierës në muzikës.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm me “Sweet but Psycho”, Ava ka publikuar ditën e sotme këngën e saj të re të titulluar “So am I”, të cilët është shprehur se ia ka dedikuar fansave të saj.
Kënga, e cila është e para për vitin 2019, është ritmike në sensin e baladës, ndërsa edhe klipi është mjaft i veçantë.
“Sweet but Psycho” është kënga më e suksesshme e saj, të cilën ajo e publikoi vitin e kaluar, dhe e ngjiti në majat e top listave britanike dhe amerikane.
Tashmë mbetet për t’u parë edhe ecuria e “So am I”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Intervita për Billboard