MENU
klinika

Detajet

Babale/ Prokuroria merr të pandehur Ervin Salianjin

06.03.2019 - 16:16

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianjin për çështjen e njohur si “Xhafaj-Babale”. Ai është thirrur të premten më 8 mars për tu njohur me akuzat e Prokurorisë.

Pak ditë më parë Salianji është ankuar për zgjatjen e afateve të hetimit.

Ai e ka cilësuar tërësisht në shkelje të ligjit zgjatjen e afateve të hetimit nga Prokuroria për çështjen “Babale-Xhafaj” për të cilën ai dhe gazetari Olldashi janë në hetim për akuzën e “kallzimit të rremë”.

Më herët deputeti ka sqaruar në prokurori se, për audio-përgjimin “Babale-Xhafaj”, nuk ishte ai ndërmjetësi i takimit Olldashi-Albert Veliu (Personi që akuzoi vëllain e Fatmir Xhafës për trafik droge). Ndërsa për videon e dytë me aktorin e këtij përgjimi, Fredi Alizotin, deputeti shpjegoi se ia kishte dhënë shtetasi Florenc Hoxha.

Sakaq avokati i Ervin Salianjit tha se: “Pretendimet tona kanë të bëjnë me ankimimin tonë për mos zgjatjen e hetimeve. Kërkojnë të zvarrisin procesin duke pyetur të njëjtin person siç është Fredi Alizoti. Gjykata do shprehet të hënën për ankimin. Dosja është transferuar nga njëra gjykatë tek tjetra”.