MENU
klinika

Deklarata

“Babalja”/ Salianji ironizon: I pandehur për agjitacion, por…

08.03.2019 - 10:45

Mëngjesin e sotëm ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka shkuar në Prokurori.

Ai është thirrur si i pandehur për çështjen “Xhafaj-Babale”.

Pas daljes nga Prokuroria, në një prononcim për mediat, Salianji u shpreh se është marrë si i pandehur vetëm sepse denoncoi një trafikant ndërkombëtar droge.

Gjithashtu teksa përdori ironinë, demokrati tha se akuzohet për agjitacion në bashkëpunim me gazetarin Jetmir Olldashi.

Ai deklaroi gjithashtu se në këtë përballje me drejtësinë nuk ka frikë.

“Denoncova një trafikant ndërkombëtar droge që sot është në burg, por i proceduar jam unë. Pasi të njihemi me aktet e dosjes do ja bëjmë publike, duhet të kishte hetim për Ballën, Veliun dhe Xhafën por kjo është si kronikë e kohëve të vjetra. Mund të fliste TVSH e kohëve të vjetra dhe të thoshte që elementët agjitatorë arritën të fusnin në burg një socialist. Unë akuzohem për agjitacion në bashkëpunim me gazetarin Olldashi.

Prokurorët nga hallet që kanë për shkak të vettingut apo për shkak të lidhjeve të vjetra të tyre kanë arritur në këtë konkluzion, kaq për sot sa të njihemi me aktet e dosjes do i bëjmë publike. Ky është faulli i rëndë i një shteti që e ka marrë rrugën e rrëzimit”, tha Salianji.