MENU
klinika

Kombëtarja

Balaj: Turqinë e mposhtim në kthim

23.03.2019 - 14:17

Së bashku me Myrto Uzunin, në konferencën për shtyp ka qenë edhe sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, që foli për ndeshjen ndaj Turqisë dhe sfidën e ardhshme në Andorrë.

Për shkodranin asgjë nuk ka përfunduar dhe është i bindur se mund të ia dalin të fitojnë ndeshjet në fushë kundërshtare.

Humbja ndaj Turqisë – “Dëshira ishte e madhe dhe ndoshta nuk arritëm ta shfaqim, ndoshta në pjesën e dytë u penalizuam sepse goli i tyre i dytë u shënua shumë shpejt. Kjo ndikon edhe tek besimi i skuadrës.

Objektivi ndaj Andorrës Kishim besim edhe para ndeshjes me Turqinë, tani ndeshja me Andorrën është obligim për ne, kjo s’do të thotë se është e lehtë, por që do të shkojmë atje që të bëjmë çdo gjë që është e mundur për të arritur rezultat pozitiv.

Kualifikimi në Euro 2020 Në turet eliminatore llogaritë bëhen me pikë dhe ndeshja vlejti tre pikë, pak rëndësi ka historia se si e kemi nis, po të shohim historinë ndoshta më mirë që humbëm, sepse një herë jemi kualifikuar. 

Siç thashë më herët, llogaritë janë me pikë dhe humbja e pikëve në shtëpi sigurisht që na penalizon, por që rrugëtimi është i gjatë dhe ky ekip ka treguar që edhe në ndeshje direkte ndaj Turqisë kemi arrit të fitojmë në fushën e tyre.

Pse jo, në të ardhmen pretendojmë të fitojmë në Turqi dhe kundër ekipeve të tjera që kemi në grup.”