MENU
klinika

Deklarata

Balla ‘shpërthen’ kundër Bashës: Si huligan në ndeshje futbolli!

21.03.2019 - 11:46

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur me tone të forta teksa ka bërë me dije se asnjëherë më parë nuk janë goditur deputetë e policë me urdhër të krerëve të partisë.

Do të doja nga kjo foltore ti drejtohesha personalisht Bashës si nxitësi dhe orkestruesi kryesor i dhunës opozitare sot ne kuvend. Kushdo e mbështet, thjesht vetëm se largon vendin nga Evropa dhe nxoit destabilitetin në vend edhe sot teksa deputete e policë mund të goditen nga urdhrat qorre të Bashës.

Shqiptarët nuk kanë parë kurrë lider të opozitës që të bëjë thirrje për të goditur forcat e rendit, institucionet, që me urdhra të goditen deputete, asnjë herë më parë nuk janë goditur deputete me urdhra të kryetarëve të partive.

Ajo që dua të ndaj me ju sot, Basha po sillet si huligan në ndeshje futbolli, dhe djegia e mandatit po jua them nuk është fare humbje për demokracinë pasi politikanë të papërgjegjshëm si puna e Bashës as nuk e meritojnë besimin e shqiptarëve dhe as të jenë në Kuvend.

Ata që vranë protestuesit para 8 vitesh tani duan të vijnë në fuqi mes forcës e dhunës, janë bërë bashkë, Luli, Saliu, Monika, për të mbrojtur interesat e tyre personale në kurriz të shqiptarëve, akte të tilla dhune nuk kanë asgjë të përbashkët me aspiratat e shqiptarëve”– tha Balla.

Kush është i riu që tentoi të fuste valixhen me drogë në Shqipëri

EMRI/ Mbi 26 kg kanabis nga Dubai në Tiranë!

Remzi Ejupi tregon rreth vizitës së rëndësishme në vend!

Bashkëpunimi i Shqipërisë me RTK/ Si do ndikojë në turizëm?