MENU

Deklarata

Basha: Do sjellim Pranverën Shqiptare

14.03.2019 - 15:37

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, vizitoi ditën e sotme qytetin e Elbasanit ku uroi qytetarët për festën e Ditës së Verës dhe njëkohësisht ftoi qytetarët të ndihmojnë opozitën në rrëzimin e qeverisë.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Në një mesazh në Facebook, Basha shkruan se sëbashku më qytetarët do të mund të sjellë Pranverën Shqiptare, në mënyrë që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen këtu.

“Bashkë me familjet autoktone të Elbasanit, një urim i përzemërt për shqiptarët në Ditën e Verës për më shumë mbarësi në familjet e tyre! Në këtë Ditë të Shpresës, kam besim se, duke u bërë së bashku, do t’ia dalim të sjellim Pranverën Shqiptare, që fëmijët e shqiptarëve të mos ikin refugjatë nga papunësia dhe pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Të largojmë të keqen që po vret shpresën dhe të ndërtojmë, së bashku, të ardhmen më të mirë në Shqipëri”, shkruan Basha.