MENU
klinika

"Kur do flasim?"

Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Me kë do dialogojmë?

02.03.2019 - 12:33

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.

Para mediave kryeopozitari foli prerë, teksa tha se në datën 16 mars do të mbahet protesta më e madhe kombëtare.

Ai theksoi se qeveria është kapur në flagrancë duke vjedhur dhe sipas tij ashtu sikurse ndodh edhe në vendet e BE-së, kush vjedh vendin e ka në burg.

Basha gjithashtu u shpreh se tani është koha që të ketë një Parlament të zgjedhur nga populli.

Qeveri fasadë nuk do të ketë më. Me 16 mars do të mbahet protesta më e madhe kombëtare. Të kemi parlament të zgjedhur nga populli. BE s’na pranon me politikanë të lidhur me krimin. Qeveria u kap në flagrancë duke vjedhur. Jashtë vendit kush kapet duke vjedhur e ka vendin në burg. Vendi është në emergjencë kombëtare. S’pranojmë më pak se standartet e vendeve të tjera. Nuk mund të pranojmë një qeveri që ka vjedhur vota“, u shpreh Basha.

grupi parlamentar i pd
grupi parlamentar i pd

I pyetur për ftesën e Ramës për dialog, Basha tha:

Me kë të dialogosh, me Çyrben, apo me Dakon, pra një rol të rëndësishëm kanë këtu të gjithë ata njerëz që kuptojnë se nuk është përplasje mes partish, por përplasje për fatin e shqiptarëve. Qeveria e kapur në flagrancë, duke vjedhur votën, duke i gënjyer se edhe pak do e hapim derën e integrimit, kur dihet se në Evropë nuk të pranojnë kur vendi qeveriset nga politikanët e lidhur me banditët dhe krimi“.