MENU
klinika

Reagimi

Basha në Prokurori për lobimin në SHBA/ PD: Pasi ne i thamë…

25.03.2019 - 10:03

Kreu i Partië Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur mëngjesin e sotëm në ambjentet e Prokurorisë së Tiranës.

Ai është thirrur si person që ka dijeni, në kuadër të hetimeve për dosjen e lobimit në SHBA.

Kujtojmë që Basha refuzoi thirrjen e parë të Prokurorisë përmes një letre zyrtare që i dërgoi institucionit të akuzës.

Në lidhje me këtë thirrje në Prokurori ka reaguar edhe Partia Demokratike.

PD bën me dije se Basha ka shkuar në Prokurori ditën e sotme në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen.

Reagimi i plotë:

“Basha shkoi sot ne prokurori, pasi prokuroria hoqi dore nga kerkesa e paligjshme per thirrjen per njohje me aktet. Behej fjale per njohjen me leterporosite qe kane shkuar qe ne gusht ne prokurori dhe i bejne publike tani, sipas axhendes politike te Rames. Pasi ne i thame te enjten se kerkesa eshte e paligjshme dhe i sherben qeverise, erdhi nje shkrese tjeter, e formuluar brenda kerkesave ligjore, qe kerkon deshmi ne cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen. Njesoj si disa muaj me pare, kur ka dhene nje deshmi te ngjashme, Basha u paraqit ne prokurori”,thuhet në sqarimin e PD-së.