MENU
klinika

Vizita në Bruksel

Basha në Twitter: PD luftë për vlerat evropiane në Shqipëri

21.03.2019 - 15:32

Kryetari  i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas vizitës së tij në Bruksel.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha u shpreh se PD po lufton për vlera evropiane në Shqipëri duke pasur sipas tij, edhe mbështetjen e PPE.

Postimi i Bashës:

“Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbeshtetjen e PPE, familjes sonë politike”, shkruan Basha.