Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal sot në Paskuqan, ku ftoi qytetarët që të bashkohen në protestën e radhës të opozitës së bashkuar, e cila është vendosur të mbahet në 16 mars.
Duke u ndalur tek problemi i pronave, Basha tha se Partia Demokratike synon që të zgjidhë këtë problematikë duke planifikuar një fond të posaçëm për kompensimin e tokës sipas çmimit të tregut.
“Duhet të kemi një fond për dëmshpërblimin. E dyta është që ta kompensojmë me çmimin e tregut. Këto lekë në vend që t’i ndajmë për ish-pronarët, studentëve, këta i marrin dhe ua japin 5 oligarkëve”, tha Basha.
Kryedemokrati Basha kishte një apel edhe për gratë e Paskuqanit, të cilat i thirri në protestë për të dëshmuar se të drejtat e tyre duhet të respektohen.
Ai shtoi se respektimi i grave, nënave dhe motrave dhe trajtimi i tyre me dinjitet dhe të barabarta me burrat është hapat e parë që Shqipëria dihet të arrijë për të shkuar drejt BE-së.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka që ti ngjajë çdo ditë nga 8 marsin. Kriteri kryesor, është kur në duhet ta kemi respektuar, nënën, motrën dhe gruan, kjo është Europë. Dinjiteti dhe mundësia ekonomike për gratë, kur të arrihet kjo, atëherë kjo është Europë. Prania e grave në protestë flet më shumë se çdo gjë tjetër”, Basha.