MENU
klinika

Edhe set fotografik i ri

Bebe Rexha pas publikimit të ri edhe imazhi i Lays

13.03.2019 - 10:57

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha publikoi së fundmi këngën “Last Hurrah”, e cila u prit mirë nga fansat ndonëse u komentua për paraqitjen provokuese në klip.Ditët e fundit këngëtarja ka nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e njohur të patatinave “Lays”, duke u bërë imazh i tyre.

Këngëtarja edhe gjatë muajve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes dhe komenteve të shumta lidhur edhe me imazhin apo peshën e saj.

Duket se gjërat po shkojnë mjaft mire për Bebe Rexhën sepse ajo nuk ndalet.

Gjithashtu ajo ka realizuar edhe një set të ri fotografi, para aparatit të fotografit të njohur, Dennis Leupold.

Këngëtarja ndau me ndjekësit e saj në Instagram një video, e cila tregonte pozat provokuese që ajo ka marrë gjatë prapaskenave të realizimit të këtij koleksioni fotografish.

Bebe Rexha është dukur mjaft tërheqëse dhe provokuese në fotografitë e këtij seti, duke vënë në pah linjat e saj trupore.