MENU
klinika

Nxitet nga refuzimi i stilistëve

Bebe Rexha : Po punoj fort për të humbur peshë

21.03.2019 - 10:54

Bebe Rexha nuk heziton të ekspozojë tupin sa herë që i jepet rasti në rrjetet sociale apo fotografitë e paparacëve.

Ajo duket se këtë herë ka menduar serizosht të mos tërhiqet nga qëllimi për t’u dobësuar prandaj ka zgjedhur të shkojë rregullisht në palestër dhe të kontrolloj ushqimin.

Këngëtarja me origjinë shqiptare javë më parë kishte kritikuar stilistët e modës që refuzuan të punojnë për fustanet e saj për ngjarjet madhore të muzikës.

Së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram nga ambientet ku ushtrohet.

“Të qenit e tonifikuar është vështirë të arrihet. Unë kam shtuar shumë në peshë. Dua vetëm të kthehem në formë, por çdo hap me radhë”, është shkrimi me të cilin shoqëron fotografinë ajo.