08.03.2019 - 09:16
Pas fundjavës pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend, më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore.
Meteoalb bën të ditur se vlen të theksohet se pikërisht Dita e Verës pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve.
Parashikohet që muaji mars të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës.