MENU
klinika

Afati i pacaktuar

Berat/ Pezullohen punimet në rrugën e kalasë

25.03.2019 - 15:48

Punimet e rrugës që të çon tek Kalaja e Beratit janë pezulluar me një afat të pacaktuar.

Shkak është bërë procesi i shpronësimeve që preken nga ndërtimi i kësaj rruge. Rruga që të çon drejt Kalasë është kthyer në rrezik të përditshëm për banorët dhe turistët. Ajo është thuajse e dalë jashtë përdorimit sepse përveçse e ngushtë, është e mbushur me gropa.

Muaj më parë u deklarua nisja e punimeve, një investim i Bankës Botërore, me qëllim që sezoni turistik ta gjente rrugën të përfunduar. Por sot kur punimet janë pezulluar jemi larg realizimit të projektit për rrugë me parametra bashkëkohore dhe vendqendrime për mjetet e turistëve.

Sipas kryebashkiakut të Beratit shkak për pezullimin e punimeve për rrugën e Kalasë është bërë proçesi i shpronësimeve të banorëve të zonës se ku do të shtrihet rruga e re.

Ende nuk dihet se kur do të përfundojnë punimet por duket se sezoni i ri turistik do ta gjejë përsëri pa rrugë pjesën kryesore të qytetit.  

Nisin hetimet për dy persona në Fier e Lushnje

Po digjnin barërat, por i vunë zjarrin sipërfaqeve të mbjella

" Na mashtruan, fara të skaduara"

Fermerët e Roskovecit ngrihen në protestë

Gjykata në favor të banorëve:

“JO” ujësjellës të ri në Sinec

Flakët po afrohen drejt pyllit me pisha

Zjarr masiv në varrezat e Peshtanit