MENU
klinika

Reagimi

Berisha tha se e kishin marrë peng/ Dritan Leli thyen heshtjen

04.03.2019 - 19:44

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli ka komentuar zërat në lidhje me denoncimin e publikuar nga ish-kryeministrit Sali Berisha pak më parë.

Leli mohon pengmarrjen nga njerëz të botës së krimit dhe i kujton Berishës të merret me fëmijët e tij.

“Në fakt unë jam në qytetin e Vlorë, me sa duket Saliu ka filluar të kujdeset edhe për mua. I këshilloj të merret me fëmijët e tij, të mos trembë fëmijët e mi. Unë jam shëndoshë e mirë, vazhdoj të punoj me miq shumë të mirë. Nuk arrijnë dot tek Dritan Leli njerëzit e tillë për të cilët shkuan Berisha”– tha Leli.