MENU
klinika

Dokumentari shqiptar

“Besa”, në Universitetin e Harvardit!

02.03.2019 - 12:00

“Besa: The Promise” është një dokumentar shqiptar, i cili është shfaqur së fundmi në Universitetin e Harvardit.

Dokumentari që tregon historinë e myslimanëve të Shqipërisë të pushtuar nga nazistët, të cilët shpëtuan jetën e mijëra hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shfaqja përkonte me muajin ndërkombëtar të kujtesës së viktimave të Holokaustit.

Përveç studentëve dhe pedagogëve, e pranishme ishte edhe ambasadorja shqiptare në Shtetet e Bashkuara, Floreta Luli-Faber.

Kjo ngjarje u organizua nga shoqata studentore në Harvard. Presidenti dhe themeluesi i organizatës, Deni Hoxha foli rreth mesazhit që ky film sjell për bashkëpunimin ndërfetar dhe vlerat e popullit shqiptar. Ai theksoi se shqiptarët mbrojtën hebrenjtë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.