MENU
klinika

Detajet

Beteja me zjarrin/ Kodrat e Selitës pushtohen nga flakët

22.03.2019 - 18:51

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në kodrat e Selitës, ndërsa bimësia e zonës është vënë nën pushtetin e flakëve.

Sikurse mund të shikohet edhe nga fotot, flakët e zjarrit të rënë pak çaste më parë kanë vijuar të përhapen, ndërsa jo shumë larg vatrës ndodhen edhe disa banesa.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.