MENU

Demokrati

Beto O’Rourke nis rrugëtimin për President i SHBA

14.03.2019 - 18:52

Ish-kongresmeni i Teksasit, Beto O’Rourke deklaroi publikisht se do të kërkojë emërimin demokrat për kandidat në presidencialet e 2020-tës, duke i dhënë fund kështu muaj të tërë spekullimesh mbi vendimin e tij.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Ylli në rritje i demokrateve fitoi popullaritet në shkallë kombëtare me betejën e gjatë zgjedhore kundër senatorit amerikan, Ted Cruz, vitin e kaluar.

Jam shumë krenar për atë së çfarë është dhe përfaqëson El Paso”, tha ai per stacionin televiziv KTSM. “Kjo është arsyeja kryesore përse do të kandidoj”.

46 vjeçari i shtohet kështu listës së demokratëve që synojnë kandidimin për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. O’Rourke, ish anëtar i Kongresit për tre mandate, synon të përfitojë nga nami që fitoi ne garën për Senatin amerikan. Ai radhitej shumë poshtë kur vendosi të sfidojë republikanin Ted Kruz në Teksasin kryesisht konservator, por shpejt dëshmoi aftësi për të mbledhur turma të mëdha dhe të mbledhë para nga votuesit në shkallë vendi.

Gara për senatin nxiti një vëmendje të madhe të medies dhe ngazëllimin e votuesve të etur për fytyra të reja politike.

Ai humbi garën me më pak se 3 për qind, duke shënuar kësisoj garën më të ngushtë në katër dekada në Teksas.

Anketat e hershme mbi garën presidenciale 2020, e kanë renditur vazhdimisht zotin O’Rourke lartë në listën e kandidatëve, pas ish-nënpresidentit Joe Biden, i cili ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë dhe senatorit nga Vermonti, Bernie Sanders.