MENU
klinika

Detajet

Bie nga skelat e stadiumit, humb jetën punëtori 40-vjeçar

30.03.2019 - 22:19

Një 40-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në ambientet e një stadiumi.

Sipas policisë, viktima i identifikuar me inicialet N.I aksidentalisht ka rënë nga një lartësi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë paradites, por në orët e mbrëmjes 40-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Gjatë paradites të sotme shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar në ambientet e një stadiumi aksidentalisht dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjëndje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital.

Disa orë më vonë shtetasi N. I., ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.