MENU
klinika

Tutankhamon së shpejti me muze

Biletat të shitura në Paris

17.03.2019 - 12:29

Numërohen rreth 130 000 bileta të shitura në prag të çeljes së muzeut për Tutankhamonin. Muzeu do të hapë dyert zyrtarisht më 23 mars, në Paris, – sikur janë shprehur organizatorët e kësaj ekspozite.

Sipas parashikimeve, mendohet se deri ditën e hapjes mund të arrijë deri në 150 000 numri i biletave të shitura. Gjenden më shumë se 150 objekte që përbëjnë thesarin e Tutankhamonit, që publikohen për herë të parë nga Egjipti. Parisi është etapa e dytë e intinerarit të kësaj ekspozite, pas Los Anxhelesit. Thesari i faraonit më të famshëm egjiptian, do të jetë i hapur deri më 15 shtator.

Faraoni Tutankhamon ishte fryt i një incesti, prindërit e tij ishin vëlla e motër

Tutankhamon kishte një deformim në këmbën e majtë, gjoks femëror dhe dhëmbët e sipërm të dalë. Përveç kësaj, prindrit e tij ishin vëlla e motër. Këto janë të dhënat e zbuluara nga ‘autopsia virtuale’ e mbetjeve të faraonit engjiptian.


Ishte viti 1922 kur arkeologu britanik Hoëard Carter zbuloi varrin e faraonit të ri nën rrënojat e një fshati antik në Luginën e Mbretërve, në Egjipt. Ky ishte një nga zbulimet arkeologjike më të rëndësishme të kohës dhe gur themeli i egjiptiologjisë moderne. Legjendat, teoritë dhe supersticionet rreth faraonit edhe sot vazhdojnë të magjepsin shkencëtarët dhe jo vetëm.

Për një dokumentar transmetuar nga BBC është rindërtuar fytyra e sovranit egjiptian, bazuar në mbi 2000 skanime kompjuterike të mumies së tij. Veç kësaj, janë bërë analiza gjenetike të familjes së faraonit. Kështu, nëse një test i mëhershëm i ADN kishte zbuluar se babai i tij ishte faraoni Akhenaton, tashmë shkencëtari Albert Zink ka zbuluar se nëna e Tutankhamon, në të vërtetë ishte motra e Akhenatonit. Pra, faraoni më i famshëm në historinë egjiptiane ishte fryt i një incesti.

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit