MENU
klinika

NBA

Blazers dhe Nets dhurojnë spektakël

26.03.2019 - 11:19

Një ndeshje spektakolare e NBA  ishte ajo e “Moda Center” të Portland mes Blazers dhe Nets, që u vendos vetëm pas dy kohëve shtesë, me kohën e rregullt që u mbyll 120-120.

Në fund, festa ishte për të zotët e shtëpisë, të cilët triumfuan 148-144, duke siguruar dhe zonën play off në Konferencën e Perëndimit. Në radhët e Blazers spikati me “double-double” Jusuf Nurkic (31 pikë e 16 rikuperime) dhe Damian Lillard (31 pikë e 12 asiste).

Gjithsesi, thelbësor në këtë sukses rezultoi edhe kontributi nga pankina e Seth Curry-it me 20 pikë. Për Brooklynin nuk mjaftuan 39 pikët e D’Angelo Russell, që i shtoi repertorit të tij edhe 8 asiste e 9 “rebound”.

Me këtë disfatë, Nets ndihen të kërkcënuar nga Orlando Magic, që iu imponuan me rezultatin e thellë 119-98 Philadelphia 76ers.

Një ndeshje e vendosur në pjesën e dytë, me një rezultat të pjesshëm 62-38. Për Magic spikati me “double-double”, 28 pikë dhe 14 “rebound”, Nikola Vucevic, ndërsa për 76ers, që kishin lënë pushim Ben Simmons, më i miri rezultoi Joel Embiid me 20 pikë e 12 rikuperime.

Oklahoma City Thunder u thyen 115-103 në parketin e Memphis Grizzlies, duke rrëshqitur madje në vendin e tetë në Perëndim. Ndërsa Utah Jazz shkatërroi 125-92 Phoenix Suns, përballje ku shkëlqeu veçanërisht Devin Booker me plot 59 pikë, duke u bërë lojtari i 12 në këtë sezon që realizon mbi 50 pikë.