MENU

Historia rrëqethëse e Merit!

Papritur këmba më ‘bëri hatanë’, rrezikova jetën!

15.03.2019 - 20:43

Emri im është Meri dhe unë do të doja të ndaja përvojën time personale me mpiksjen e gjakut, të njohur edhe si tromboza e thellë e venave (DVT).

Unë kam qenë një vrapuese e rregullt dhe kam gëzuar shëndet të mirë tërë jetën time. Sidoqoftë, pak para 48-vjetorit të lindjes, fillova të përjetoja vështirësi në frymëmarrje. Ndjehesha e pafuqishme dhe nuk mund të vazhdoja të konkuroja me burrin dhe miqtë e mi se kush vraponte më shumë.

Fillova të kisha kujdes për frymëmarrjen dhe bëja aktivitet vetëm duke ngjitur dhe zbritur shkallët derisa më në fund vendosa të shkoja tek një mjek.

Më kanë thënë se vështirësia në fymëmarrje mund të jetë rezultat i astmës së shkaktuar nga stërvitja ose ndoshta një alergji.

Dy javë më vonë, u zgjova në mëngjes dhe pash që këmba e majtë ishte sa dyfishi i madhësisë së këmbës së djathtë. Burri më çoi drejt në spital , ku mjekët më thanë se kisha një mpiksje gjaku DVT.

mpiksje e gjakut-konica.al

Në spital gjithashtu mësova se kisha një komplikacion të embolizmit pulmonar DVT (PE). Një PE ndodh kur gjaku i mpiksur bllokon një arterie pulmonare. Më shqetësuese për mua, ishte kur mësova se një PE mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet në kohë.

Ndërsa isha në spital, u krye një skanim CT dhe mjeku i përshkroi mushkëritë e mia sikur ishin “duke u djegur në mpiksjen e gjakut”.

Një radiolog bisedoi me mua atë mbrëmje dhe më shpjegoi se kisha nevojë për një trombektomë, një procedurë urgjente në të cilën mpiksja e gjakut hiqet kirurgjikisht.

Pasi u bëra e vetëdijshme për rreziqet dhe domosdoshmërinë e kësaj operacioni, burri dhe djali im më bindën se më duhej ta bëja operacionin dhe më pas të vazhdoja jetën normalisht duke rifituar përsëri përdorimin normal të këmbës.

Të nesërmen u operova dhe trombektoma rezultoi e suksesshme. Gjithashtu më vunë një filtër të veçantë, të quajtur një filtër inferior vena cava, i futur në atë venat me qëllim që të parandaloj mpiksjen e gjakut në mushkëri .

Lajmi më i mirë për mua ishte se kur dola nga operacioni, këmbët e mia ishin edhe të dyja normale në përmasa dhe unë mund të ngrihesha në këmbë pa asnjë problem!

Mjekët më thanë se ishte shumë e mundshme që mpiksja e gjakut të ishte shkaktuar nga sindroma Thurner, një gjendje në të cilën një venë në anën e majtë është ngjeshur nga një arterie në të djathtë. Unë tani marr hollues gjaku për të menaxhuar gjendjen time.

Unë po ju tregoj historinë time, sepse përvoja ime me DVT është kaq e ngjashme me historitë e njerëzve të tjerë.

Ndikoi shumë dhe fakti se unë nuk njihja një shenjë paralajmëruese të kësaj sëmundje dhe gjendja më dukej e pashpjegueshme.

Këshilla ime për njerëzit e tjerë është e thjeshtë: Jini të vetëdijshëm për trupin tuaj. Nëse keni ndonjë simptomë, siç është enjtja apo e pashpjeguar, merreni seriozisht dhe kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

Bëhu avokati i shëndetit tënd dhe reagoni shpejt për çdo simptomë që nuk është normale për ju!