MENU
klinika

"Global Awards"

Britanikët “çmenden” pas Duas, e mbulojnë me çmime

08.03.2019 - 22:17

Dua Lipa po rrëmben çdo çmim për të cilin është futur në garë gjatë kohëve të fundit. Pasi arriti të triumfojë në Grammy, Dua duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Këngëtarja shqiptare është vlerësuar në eventin “Global Awards” me dy çmime. Dua Lipa ka rrëmbyer çmimin e “Femrës më të dëgjuar të vitit” dhe “Artistes më të suksesshme britanike”.

“Global Awards” është një ceremoni që shpërblen këngët dhe artistët më të dëgjuar nëpër radiot më të rëndësishme të Britanisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN