MENU
klinika

Renditja

Britanikja ‘Stylenest’: Shqipëria mes tre destinacioneve turistike për 2019-ën

10.03.2019 - 17:15

Ky mund të jetë viti që ju përpiqeni të provoni diçka pak ndryshe, për të pasur eksperienca dhe për t’u futur në kultura të reja, shkruan portali britanik “Stylenest” që i kushtohet udhëtimeve, modës, kulturës dhe stilit të jetesës duke renditur Shqipërinë në tre destinacionet për verën 2019.

Sipas Booking, 52% e udhëtarëve duan të kenë eksperienca të reja në vend që të blejnë xhingla dhe suvenire.

Por eksplorimi i vendeve të reja nuk është një fushë vetëm për të rinjtë, edhe udhëtarët në moshë duan gjithashtu të shijojnë pushime që janë jashtë normës.

“Sharmi i këtij vendi të vogël fantastik Mesdhetar shpesh herë është injoruar, kryesisht edhe për shkak të tërheqjes turistike të fqinjit të tij, Greqisë. Por 2019 mund të jetë viti që më në fundë do e kthejë në vëmendje”, shkruan “Stylenest” në përshkrimin që i bën Shqipërisë.

“Shqipëria ka të gjitha bukuritë që prisni nga Mesdheu, por pa turizmin masiv që do të përballeni kudo në këtë pjesë të bukur të botës. Në Shqipëri, mund të gjeni plazhe të mrekullueshme, restorante të mira dhe njerëz të mirë. Kryeqyteti, Tirana ka një sharm rrëmujshëm që me siguri do u pëlqejë atyre personave që po kërkojnë diçka ndryshe, ndërsa nëse shkoni në male mund të gjeni fshatëra të mrekullueshme alpine për t’i eksploruar. Për sa i përket të apasionuarve të historisë, këtu ka shumë mbetje nga infrastruktura komuniste për t’u zbuluar. Dhe të gjitha këto vijnë shumë lirë, sa që do të jetë e pamundur që të gjeni pushime të tjera plot diell më të lira në gjithë Evropën”, thekson portali britanik.

“Stylenest” rekomandon të gjithë ata që dëshirojnë të rrinë ulur buzë detit me një pje freskuese të shkojnë në Ksamil, një fshat bregdetar i vogël dhe piktoresk me plazhe të izoluara, një qoshe e paqtë që duhet vizituar.

Më pas në këtë renditje të tre destinacioneve verore të reja për 2019 vijnë Uzbekistani dhe Gjeorgjia.