MENU
klinika

Marrje mendsh e te vjella

Bulqizë, 11 nxënës përfundojnë në spital

20.03.2019 - 11:51

Janë njëmbëdhjetë nxënës të klasës së gjashtë të një shkolle në Bulqizë të cilët kanë përfunduar në spital ditën e sotme.

Mësohet se nxënësit mësojnë  në shkollën “Shefqet Tançi”, ndërsa janë ndjerë keq pas orës së labortaorit, ku po përdornin një lëndë kimike të llojit sapun dhe kjo ka krijuar shqetësime duke bërë që ata të dërgohen me shpejtësi në spital.

 

Shenjat që ata kanë shfaqur ishin marrje mendsh dhe të vjella, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e nxënësve të klasës së gjashtë.

Ata vijojnë të trajtohen me serum nga bluzat e bardha në Bulqizë.