MENU
klinika

Fotot

Cakaj në Mal të Zi: Lobim për proceset integruese

08.03.2019 - 11:35

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme në detyrë, Gent Cakaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Cakaj ka zhvilluar një takim me kryenegociatorin e Malit të Zi me Bashkimin Europian, Aleksandar Drljevic.

Gjatë fjalës së tij, Cakaj tha se projektet dypalëshe janë mënyra më e mirë për të përshpejtuar perspektivën europiane.


“Projektet dypalëshe, mënyra më e mirë për të përshpejtuar perspektivën e përbashkët evropiane. Bashkëpunimin në nivel ekspertësh, lobimin e përbashkët të proceseve integruese.”,- shprehet Cakaj.