MENU
klinika

Publiku shqiptar meriton të tilla koncerte

Capital T në koncertin e Drake

21.03.2019 - 15:23

Këngëtari i njohur shqiptar, Capital T ishte i pranishëm në koncertin e Drake në Irlandë.

Ai ka shpërndarë disa video nga performancat e njërit prej kryesuesve shumë herë, të Billboard e shumë Klasifikimeve të tjera të rëndësishme botërore.

 

Capital T pasi ka shijuar koncertin ka treguar  gjithashtu dhe reflektimet e tij pas koncertit nëpërmjet një postimi:

“ Kur sheh nga afër koncertin e një artisti si Drake, inspirohesh dhe mendon që edhe publiku shqiptar meriton të tilla koncerte… Meriton të shijojë vërtet një skenë që ka të gjitha elementet që duhet të ketë një show. Larg asaj çka ju ka servirur deri tani. Bashkë mund të bëjmë diçka të madhe, mund t’i tejkalojmë limitet edhe të dalim jashtë kornizave.