Futbollisti turk i Amedsporit, Mansur Çalar, e mori një thikë në fushën e lojës së ndeshjes kundër Sakaryasporit, në ligën e Turqisë. Ai i theri katër lojtarë me briskun e tij.
Mesfushori Çalar është pezulluar përjetësisht nga ndeshjet e futbollit, pasi i lëndoi kundërshtarët e tij gjatë një ndeshjeje në nivelin e katërt të futbollit në Turqi. Njëri nga viktimat u lëndua në qafë.
Një video e shfaq incidentin ku shihet Çalari duke hyrë në fushë me një brisk. Gjyqtari nuk e kuptoi atë që po ndodhte, përkundër tentimeve të lojtarëve.
“Pa asnjë dyshim, ai kishte qëllim t’i lëndonte lojtarët. Një njeri nuk e bën një gjë të tillë. Nëse Federata nuk e dënon atë përjetësisht, ne do të shkojmë në UEFA për të protestuar”, – ka thënë trajneri i Sakaryasporit, Ismail Ertekin.
Mirëpo, Federata e Futbollit të Turqisë e dënoi menjëherë futbollistin, i cili nuk ka të drejtë më të luajë futboll, asnjëherë në jetën e tij.