MENU
klinika

Parashikimi

Ç’do ndodhë me temperaturat sot? Surprizon moti

02.03.2019 - 09:21

Gjatë ditës së sotme moti do të shoqërohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura që paraqiten në zonat Veriore dhe Juglindore të vendit.

Për pasojë do të gjenerohen reshje të pakta e afat-shkurtra shiu e dëbore.

Pasditja dhe nata sjellë përmirësim të kushteve atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërish lehtë në të dy vlerat duke u luhatur nga 0°C mëngjesi deri në 19°C mesdita.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fort në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.