MENU
klinika

Këshilla

Ç’duhet të bëni kur keni lëkurën të thatë?

16.03.2019 - 09:28

Keni lëkurë të thatë? Lëkura e thatë nuk ndodh vetëm gjatë dimrit. Ajo mund të jetë e tillë edhe gjatë gjithë vitit! Ekzistojnë disa këshilla të thjeshta të cilave mund t’u përmbahemi në mënyrë që të eliminojmë ndjenjën e pakëndshme dhe pamjen e lëkurës së thatë.

Lëkura e thatë mund të jetë në tërë trupin, por më së shumti në duar, pëllëmbë, këmbë dhe bark. Lëkura e thatë kryesisht nuk vihet re në shikim, por në prekje. Nëse nuk trajtohet, lëkura e thatë mund të shkaktojë shumë probleme serioze, siç është dermatiti.

Losioni i gabuar

Gabimi më i madh të cilin e bëjnë shumica e njerëzve është që losionin e aplikojnë në lëkurë të thatë. Losionin gjithmonë duhet ta aplikoni në lëkurë të lagët. Pastaj, duke fërkuar lehtësisht lëkurën shtrijeni losionin deri në fund, që sa më shumë materie ushqyese të mbesin në lëkurë.

Gabimi tjetër që e bëjnë shumë njerëz është përdorimi i losionit, i cili nuk i përgjigjet lëkurës suaj. Ekspertët rekomandojnë që personat me lëkurë të thatë të përdorin losion të lehtë, pa alkool dhe pa aromë. Losionet për lëkurë të thatë duhen të jenë pak më të dendur.

Ajri i thatë

Ajri i thatë largon vajrat nga lëkura. Por edhe ajri në shtëpinë tuaj po ashtu mund të jetë i thatë dhe ndikon në lëkurën tuaj. Zgjidhja më e mirë është që hapësirën ta ajrosni rregullisht, pavarësisht se sa ftohtë apo ngrohtë është jashtë.

Dushet e gjata dhe të nxehta

Dushi është gjithsesi forma më e mirë e larjes te personat që kanë lëkurë të thatë, por kjo nuk është e tëra. Nëse çdo dush zgjat shumë dhe atë me ujë të nxehtë, gjithsesi zvogëlojeni, sepse nuk i bëni mirë lëkurës suaj. Në fund të fundit, 5 minuta dush është e mjaftueshme për mbajtjen e higjenës trupore. Uji nuk duhet të jetë i ftohtë, por as nuk duhet të jetë as i nxehtë.

Sapuni i gabuar

Ata paraqesin të paktën 50 për qind të problemit. Sapunët, shampot dhe banjat e ndryshme shumë shpejt largojnë vajrat natyrale nga lëkura juaj duke tharë lëkurën.

Rrobat e ashpra

Lëkura e thatë është në veçanti e ndjeshme, prandaj ekspozimi konstant ndaj stimujve, siç është rroba e ashpër, mund ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen.

Vendosni për veshje nga materialet e lehta, siç është pambuku. Po ashtu, kini kujdes që rrobat tuaja të mos jenë shumë të ngushta, sepse kjo mund të shkaktojë tharje shtesë të lëkurës.