MENU
klinika

5 aeroportet ku do operojë

Certifikohet ‘Air Albania’, reagon Aviacioni Civil

26.03.2019 - 11:37

“Air Albania” është certifikuar pranë Autoritetit të Aviacionit Civil sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktivave të BE.

Lajmi është bërë i ditur nga Krislen Keri, drejtor i AAC, i cili zbuloi edhe disa detaje.

Ai theksoi se “Air Albania” është regjistruar nën emërtimin A319 Za Bel në registrin e avionëve civil.

Fluturimet do të nisin me destinacion aeroportin e ri të Stambollit ndërkohë që kompania Air Albania ka njoftuar se është në pritje të avionit të dytë që do të ketë si synim destinacionet në aeroportet europiane. Në duam të bëjmë përgatitjet për avionin e ri i cili do të ketë destinacionet e reja në aeroportet europiane. Tre aeroporte në Itali ku bëjnë pjesë Roma Milano dhe Bolonja si dhe Aeroporti i Londrës. Futja e Air Albania ka sy aspekte pozitive ku e para suynohet që të ketë ulje të çmimit të biletave pasi ofrohet një alternativë më shumë dhe më e lirë si dhe prezencë e Shqipërisë në një treg dhe destinacione ku ka shqiptarë” tha Keri.

Tashmë kompania duhet të vijojë me licencimin pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.