MENU
klinika

Reagimi

Çfarë i tha Basha për protestën e fundit? Përgjigjet Bardhi

23.03.2019 - 19:13

I ftuar në emisionin “Kjo javë”, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zbuluar se çfarë i ka thënë kreu i PD-së, Lulzim Basha për protestën e fundit të opozitës.

Gjithashtu Bardhi komentoi edhe deklaratat e fundit të presidentit Meta për gatishmëri deri në sakrifikim në mënyrë që në vend të mos instalohet junta ushtarake.

Sipas Bardhi largimi i Metës nuk e ndimon situatën, por vetëm e shton më tej krizën.

“E rëndësishme se as në 30 qershor dhe as një datë tjetër, që në Shqipëri nuk do të këtë më zgjedhje nga bandat. Si do të fitosh zgjedhjet pa kundërshtarët. Mesazhi i Metës ishte i sinqertë, që para interesit personl të vendoset ai Shqipërisë.

Largimi i Metës nuk e zgjidh situatën dhe krizën politike, sepse e gjitha kjo do të binte në dorë të Edi Ramës. Në protestën e fundit ne kishim njoftuar. Unë u njoftova se kishte dhunime dhe arrestime të protestuesve.

Bazuar në këto raportime, gjykuam që do të shkonim t;i kërkonim llogari Policisë së Shtetit për veprimet e kryera. Ne vendosëm të shkonin për të kërkuar informacion për situatën se çfarë po ndodhte.

Nuk është faji im që Policia nuk di të lexojnë shkresat e mia. E kishim lajmëruar në shkresë, janë kapur të papërgatitur sepse ne nuk kemi betejën për Policët e ndershëm.

Policia tenton të s postojë protestuesit nga një shesh që kemi vendosur për të protestuar. Asnjë protestues nuk ka qëllim të rrahë asnjë deputet, por pasuritë e paligjshme që ministrat e deputetët që ia kanë marrë shqiptarëve ta kthejnë aty ku e kanë vjedh.

Nëse qytetarët në shenjë irritimi godasin derën, kjo nuk do të thotë se ka patur qëllim për të hyrë brenda. Dyert janë thyer nga policia dhe hidhnin helm ndaj qytetarëve dhe mediave.

Sa kohë që ne kemi qenë në protestës nuk kanë bërë kurrë për të dhunuar institucionet dhe të hyjmë në institucionet, sepse nuk biem dhe nuk do të biem pre e atij provokimi”, tha ai.