MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur me 8 mars?

08.03.2019 - 08:11

Anne Bonny irlandeze-amerikane – pirate e famshme që vepronte në Karaibe. Në tetor 1720, ajo u kap, u dënua me varje nga guvernatori i Xhamajkës, por u mbrojt duke thënë se ishte shtatzënë; ligji britanik parashikonte shtyrjen e ekzekutimit në raste të tilla.

Nuk ka ndonjë dokument historik për lirimin ose ekzekutimin e saj. Sipas një gojëdhëne, i ati i Annes pagoi për lirimin dhe ajo u kthye në Charles Town, Karolina e jugut, ku krijoi familje dhe jetoi deri në 82 vjeç.

1722 – Mbreti afgan Mir Mahmud pushton Persinë.

1787 – Në Varshavë lindi Karl Ferdinand von Graefe, mjek gjerman që ndihmoi në krijimin e kirurgjisë plastike moderne. Ai ishte inspektor i spitaleve ushtarake gjermane gjatë luftrave të Napoleonit (1800-1815); shërbeu si profesor i kirurgjisë dhe drejtor i klinikës kirurgjikale në Universitetin e Berlinit (1810-1840). Graffe përmirësoi të ashtuquajtërën “medodë indiane” të kirurgjisë, dhe ringjalli “metodën italiane” të kirurgjisë plastike të hundës të shekullit të 16-të. “Metoda indiane” përdor marrjen e lëkurës nga balli i pacientit për të zëvendësuar lëkurën e dëmtuar, ndërsa sipas “metodës italiane” lëkura merret nga krahu.

1911 – Dita Ndërkombëtare e Grave shënohet për herë të parë në Kopenhagë, Danimarkë, me nismën e Klara Zetkin, udhëheqëse e Organizatës së Grave të Partisë Socialdemokrate gjermane. Clara Zetkin (1857 – 1933) ishte teoriciene marksiste me Partinë Social Demokratike të Gjermanisë (USPD); në krahun e ekstremit të majtë, Liga Spartakiste, që më vonë u bë Partia Komuniste e Gjermanisë.

1913 – SHBA – Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme (IRS) fillon mbledhjen e taksave mbi të ardhurat. Ndërsa në vitin 1985, IRS zbuloi se Amerika kishte 407-mijë milionerë, ose dy here më shumë se në vitin 1980.

1917 – Fillon Revolucioni rus në Petrograd (Leningrad, Shën Petersburg).

1930 – Mohatma Gandhi fillon mosbindjen civile, duke sfiduar monopolin britanik të kripës; një vit më vonë, qeveria britanike do ta thërriste në Londër për bisedime; dhe Gandhi tha se nuk do të pranonte asgjë më pak sesa pavarësi për Indinë.

1958 – Shkrimtari nobelist William Faulkner thotë se shkollat amerikane janë shndërruar në kopshte për të mbajtur fëmijët, ndërsa prindërit e tyre shkojnë në punë.

1973 – Paul & Linda McCartney gjobiten me 100 sterlina për kultivim kanabis.

1974 – Hapet aeroporti Charles de Gaulle në Paris, Francë.

1983 – Presidenti Reagan e quan Bashkimin Sovjetik “Perandori djalli”.

1994 – Departamenti amerikan i Mbrojtjes shpall ndalimin e pirjes së duhanit në vendet e punës.

1995 – Ftohje globale – temperaturat arrijnë në minus 32,2 gradë Celsius në Bismark, Dakota e veriut.

1997 – Mbretëresha britanike Elizabeth II hap faqen e parë mbretërore të internetit

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit