MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Çfarë ndodhi me euron, paundin britanik dhe dollarin amerikan

10.03.2019 - 12:37

Gjatë javës që lamë pas, në tregun valutor vendas monedha europiane euro ka qenë e qendrueshme kundrejt lekut, duke pësuar luhatje të vogla. Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro e nisi javën duke u këmbyer me 124.92 lekë dhe e mbylli me 124.57 lekë.

Ndryshe ka ndodhur me dollarin amerikan që e mbylli javën me rritje. Në fillim të javës, dollari amerikan këmbehej me 110.10 lekë ndërsa në fund të javës ai këmbehej me 111.07 lekë.

Paundi britanik ka pësuar luhatje javën e kaluar. Në fillim të javës këmbehej me 145.64 lekë ndërsa në fund të saj, ai u këmbye me 145.26 lekë.