MENU
klinika

Të dhënat nga BSH

Çfarë ndodhi me kredinë për bujqësinë në 2018?

11.03.2019 - 12:56

Bazuar në disa të dhëna të bëra publike nga Banka e Shqipërisë, vihet re se portofoli i kredisë për sektorin e bujqësisë ka pësuar një rënie gjatë vitit të kaluar.

Sa ishtë rënia që pësoi?

-Në fund të 2018 ky portofol pësoi rënie me 12%
-E përkthyer në shumë monetare, ky portofol pësoi rënie nga 5.4 miliardë lekë në 4.75 miliardë lekë.
-Kjo rënie dëshmon se kreditimi i këtij sektori mbetet i vështirë edhe pse është rritur vëmendja nga bankat dhe skemat mbështetëse që kanë ofruar qeveria dhe bankat e zhvillimit.

Çfarë ndodhi në 2016?

-Qeveria shqiptare dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim prezantuan skemën ambicioze të garancisë financiare për kreditimin e fermerëve
-U ofrua një fond prej 75 mln eurosh që fermerëve t’u krijohej akses në kredi nga bankat tregtare
-Kjo skemë premtonte t’i jepte një stimul të madh kreditimit për bujqësinë nga sektori financiar

Kredia për bujqësinë ra, problemi kryesor:

-Kapaciteti i dobët i këtij sektori për të përthithur financime edhe pse në lojë hyjnë skemat e garancisë

Problemet reale të bujqësisë janë:

-Konkurrueshmëria e ulët
-Parcelizimi
-Mungesa e ekspertizës
-Problemet me dokumentet e pronësisë së tokës