PSG ka pësuar një tjetër përmbysje, ashtu si dy vjet më parë nga Barcelona, ndonëse në shifra më të vogla. Manchester United ka fituar 3-1 në Paris, duke zhvlerësuar fitoren 2-0 në Angli. United kualifikohet.
Sfida në Paris ka nisur me gol që në minutën e dytë, kur Lukaku ndëshkon PSG-në dhe hap ndeshjen. Megjithatë, pa kaluar as 10 minuta lojë, Bernat rikthen barazpeshën me golin e tij.
Lukaku rikthen United në avantazh në minutën e 30-të, duke rihapur sërish takimin për kualifikim. Pjesa e parë përfundon 1-2, teksa tifozët e të dyja skuadrave mbërthehen edhe më shumë në emocione.
Pjesa e dytë ka qenë shumë e luftuar, me raste në të dyja portat. Por vetëm në fund ka ndodhur e pabesueshmja, kur nëpërmjet VAR jepet penallti për miqtë.
Rashford tregohet i saktë nga pika e bardhë, teksa mposht Buffon në portë. 1-3 dhe United mbrohet fort në 8 minutat shtesë, duke marrë një kualifikim historik.