MENU
klinika

Premier League, Java 29

Chelsea vuan me Fulham, por merr 3 pikët

03.03.2019 - 17:03

Chelsea ka vuajtur sërish, por vlerë kanë pikët dhe Blutë e Londrës i kanë marrë të plota, duke u afruar me zonën Champions. Chelsea ka fituar 2-1 në transfertë me Fulham.

Gjithçka u vendos në 45 minutat e para. Fillimisht ishte Higuain që shënoi nga brenda zone pas një pasimi nga Azpilicueta në minutën e 20’-të. Gjithsesi festa e “Bluve” zgjati vetëm 7 minuta sepse Chambers barazoi shifrat në 1-1.

Rezultati ndryshoi sërish në minutën e 31-të me Jorginho që shënoi një gol të bukur nga jashtë zone, pas një asisti të Hazard. Belgu bëhet lojtari i tretë që ka kapur shifrën e 50 golave dhe 50 asisteve në Premier League.

Në fraksionin e dytë shifrat mbetën të pandryshuara edhe pse Fulham desh barazoi shifrat në minutën e fundit të kohës së rregullt, por Kepa arriti të pritë gjuajtjen e Mitrovic nga afër portës.

Me këtë fitore Chelsea shkon në kuotën e 56 pikëve, një më pak se Arsenal e dy më pak se United, por ka një ndeshje më tepër për të zhvilluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premier League, Java 29

Tottenham shmang humbjen në derbi