Ditën e sotme në Shkodër mbetën të vdekur dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali.
Njëri nga viktimat është babai i ish-kampionit të boksit Asmer Bilali, i arrestuar si pjesë grupit e “Bajrit”.
Dy vëllezërit u ekzekutuan në zonën Zooteknike të Shkodrës, teksa ishin pranë banesës së tyre.
Në fotot e mëposhtme, duket një nga viktimat me djalin e tij Asmer Bilali.
‘Me kampionin tim’, shkruante Astrit Bilali bashkëngjitur fotos me te birin.
Astrit Bilali ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Shkodrës. Ai kishte në pronësi një resort hipizmi, pasion të cilin ja ka trashëguar edhe djalit të tij, Astmer Bilali. Ndërkohë edhe Ibrahim Bilali, vëllai i Astritit ishte ish-kampion i hipizmit.